Britania e Madhe duket të jetë e mbërthyer në kaosin e çështjes së Brexit-it gjatë festave të fundvitit pasi kryeministrja Theresa May ka konfirmuar afatin për një votim të ri në marrëveshjen e saj.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, kryeministrja ka nxjerrë një vendim për marrëveshjen e saj me 585 faqe me Brukselin dje për të blerë më shumë kohë.
Ndërsa sot, po sipas të njëjtës media, zëdhënësi i saj zyrtar konfirmoi se votimi i riprogramuar do të ndodhë “përpara datës 21 janar”.
Edhe pse nuk ka detyrim ligjor për të përmbushur atë datë, zëdhënësi tha se do të punonte “brenda shpirtit” të një amendamenti të miratuar nga deputetët më parë këtë vit.
Zonja May ka nisur një turne në Holandë, Gjermani dhe Belgjikë në një ditë të sotme për të provuar të fitojë “siguri” për marrëveshjen.
Por kreu i BE-së, Jean-Claude Juncker deklaroi se nuk ka “asnjë hapësirë për rinegociim”. /Telegrafi/