Telegrafi

Estto sjell këngën e re “Më fal”

Foto: YouTube

Artisti shqiptar i njohur me emrin artistik Estto, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Më fal” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin dhe muzikën e ka realizuar vet këngëtari, ndërsa për ‘beatin’, miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Alandy në bashkëpunim me Pllumb.

Estto publikon këngën e re (Foto: YouTube)

Videoja atraktive i është besuar produksionit, “ND Filmpro”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga tashmë gjendet e disponueshme në platformën YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga publiku.

Estto ndonëse ka pak vite në skenë, për një kohë të shkurtër ka arritur të fitoj zemrat e të gjithëve me zërin e tij të veçantë. /Telegrafi/