Balada ritmike “Asaj” është bashkëpunimi i këngëtarit Ernest Zeka, me muzikantin e mirënjohur shqiptar DJ Aldo.
Ky i fundit së bashku me DJ Alkola, janë kujdesur për beat-at e këngës, teksa Estto krijoi melodinë dhe shkroi tekstin.
Andi Dautaj ka qenë i angazhuar për pjesën vizuale, që është realizuar në Kepin e Rodonit.
“Ky është bashkëpunimi im i parë, që vjen si pjesë e një projekti ku do të përfshihen edhe shumë këngë të reja” ka thënë Estto, i njohur në të kaluarën më shumë si DJ.
Por, së fundmi ai është duke treguar sukses edhe si këngëtar. Kënga “Nuk kam faj” që këngëtari i ri e lansoi së fundmi, është shikuar më se një milionë herë, brenda një kohe të shkurtër. /Telegrafi/