Një grua e moshuar ndodhet në gjendje të rëndë në spital pas një aksidenti rrugor ku u përfshi eskorta e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit.
Princi William dhe Kate po udhëtonin nga Londra në Windsor kur gruaja, 83 vjeç, u aksidentua të hënën. Në incident u përfshi një polic me motor në eskortë.
Pallati Kensington tha se çifti mbretëror është thellësisht i shqetësuar dhe pikëlluar për ngjarjen dhe janë në kontakt me gruan.
Gruaja, e quajtur Irene, u dërgua në spital në gjendje kritike pas aksidentit në Upper Richmond Road në Richmond.
Ajo është në një gjendje serioze, por të qëndrueshme në spital.
Një zëdhënës i çiftit mbretëror i tha “Daily Mail” se ata ishin ‘thellësisht të shqetësuar dhe të pikëlluar’ dhe kishin qenë në kontakt me familjen e viktimës, përcjell javanews.al. I janë dërguar edhe lule.
William dhe Kate gjithashtu kanë thënë se do të dëshironin të vizitojnë zonjën nëse ajo ndihet e gatshme.
Pallati i Kensington tha se familja mbretërore i ka dërguar gruas urimet më të mira dhe do mbeten në kontakt me të deri në rimëkëmbjen e plotë.
Policia po heton rrethanat e ngjarjes.