Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson do të përballen më 19 prill në kuadër të UFC 249.
Rusi është aktualisht kampion i peshave të lehta në artet marciale, derisa kundërshtari i tij mban rripin e kampionit të përkohshëm.
Khabib dhe Ferguson kishin një takim të nxehtë në konferencë për media, e që situata mes tyre eskaloi paksa.
Derisa presidenti i UFC-s, Dana White mbante mesin mes tyre, Ferguson filloi me provokime ndaj rusit që nuk arrit të ruante qetësinë.
Khabib i tha fillimisht kundërshtarit të tij se rripin duhej të mbante në kraharor dhe jo në tokë, mirëpo ai e provokoi dhe e lëshoi sërish në tokë.
Kampioni në fuqi nuk toleroi më provokim nga Ferguson dhe shqelmoi titullin e tij, duke e gjuajtur poshtë skenës ku qëndronin të dy.
Nga këto pamje, përballja mes dy yjeve të MMA të arteve marciale do të jetë e nxehtë dhe nga aty do të vendoset nëse Khabib do të mbrojë titullin e tij apo Ferguson do të rrëmbejë vendin e parë. /Telegrafi/