Një anëtar i bordit të Barcelonës ka goditur ashpër asin e Real Madridit, Vinicius Junior përpara El Clasicos këtë fundjavë.
Zëdhënësi i bordit të drejtorëve të klubit katalunas, dhe anëtari numër 33,796 i klubit, Mikel Camps, është futur në rrjetet sociale për të sulmuar brazilianin.
Camps u konfrontua me brazilianin gjatë fitores së mbrëmshme në Ligën e Kampionëve në Braga. Ylli i Los Blancos bëri një përpjekje të dështuar në një ndërhyrje gjatë fitores dhe gjithashtu dy lëvizje të bukura në mes të fushës.
Camps postoi: “Nuk është racizëm, ai meriton një shuplakë për faktin se është një palaço dhe e ka dëshmuar këtë”.
“Çfarë përfaqësojnë këto lëvizje të panevojshme dhe të pakuptimta në qendër të fushës?”.
Camps e fshiu shpejt postimin, por jo aq shpejt sa t’u ikën përdoruesve të platformës X (Ish-Twitter) që ta rikthejnë atë me sreenshot. /Telegrafi/
🚨🚨| Mikel Camps (FC Barcelona executive board spokesperson) on Vinicius Jr:
"It's not racism, he deserves a slap for being a clown. These stepovers are unnecessary and meaningless on a football pitch."
[@La_SER via @theMadridZone] pic.twitter.com/gcVG1xvQSV
— CentreGoals. (@centregoals) October 25, 2023