Serbët e Kosovës assesi të merren vesh për zgjedhjet e 11 qershorit. Sot në Leposaviq është sulmuar shoferi i Aleksandar Jabllanoviqit, ku është detyruar të kërkonte ndihmë mjekësore.
Lajmi.net ka arritur të sigurojë fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes.
Sipas burimeve të lajmi.net, Sllavko Simiq, kryetar i Listës Serbe, me afërsisht 150 simpatizant të kësaj liste kanë shkuar para zyrave të Aleksandar Jabllanoviqit ku e kanë sulmuar shoferin e tij.
Edhe pse partia e Simiqit është thënë se kanë dalë për fushatë zgjedhore, ata janë ndal para zyrave të partisë së Jabllanoviqit, ku edhe i kanë sulmuar zyrtarët.
Lajmi.net merr vesh se Simiq ka marr punëtorët e komunës paralele, ata të Trepçës në veri dhe kanë shkuar për t’i qëruar hesapet me Jabllanoviqin.
Lista Serbe është duke iu bërë presion bashkë me Beogradin zyrtar politikanëve serb që kane vendosur të garojnë të vetëm.
Arsyeja është që Lista Serbe ka frikën se i ndahen vota në shumë pjesë dhe humb ndikimin në Kosovë. Ndërsa mbrëmë është arrestuar dhe pastaj liruar edhe Aleksander Jabllanoviq që është shef i partisë PKS.