Site icon Telegrafi

Eskalon situata në BBVK – Xheneta i hedh birrë Rovenës, Xuxi i reagon duke i thënë “moj pise e poshtër”

Situata siç duket ka eskaluar në përmasa të tjera tek banorët e BBVK-së.

Ishte Xheneta e cila sërish e nisi kaosin duke i hedhur Rovenës birrë, derisa i thoshte vazhdimisht: “Këndo, këndo”.

Megjithatë, banorët e tjerë i reaguan shpejtë, duke kërkuar arsye për gjestin ndaj këngëtares.

E para që reagoi për veprimin e saj ishte Gresa, duke i kërkuar një shpjegim.

Më pas reagoi Xuxi kundrejt Xhenetës, duke i marrë shishen nga dora e duke i thënë: “Mos me birrë”.

Këtu situata përshkallëzoi shpejt, kur filloi më pas përplasja mes dyshes.

“Mos me birrë, ta heka birrën. Hup bre, pisja e poshtër”, i tha Xuxi asaj. Megjithatë, Xheneta iu kundërpërgjigj duke i thënë që të mos e prekë me dorë.

Exit mobile version