Site icon Telegrafi

Eskalon situata mes tifozëve në ndeshjen KB Prishtina-KB Trepça, intervenon policia

Mes incidenteve të shkaktuara nga ana e tifozëve dhe ndërprerjes disa minutëshe, ka përfunduar pjesa e parë e finales së Superkupës së Kosovës në basketboll.

Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve po ballafaqohen Sigal Prishtina dhe Trepça, derisa 20 minutat e para u mbyllën me rezultat 28-23 në favor të Prishtinës.

Skuadrat e nisën ndeshjen 12 -8 me vendosmëri të lartë duke u fokusuar në mos pranimin e pikëve dhe që si rezultat përfundoi me vetëm 20 pikë të realizuara brenda 10 minutave të para dhe rezultati ishte 12-8 në favor të Prishtinës, raporton KosovaPress.

Çereku i dytë nisi me incidente të shkaktuara nga tifozët të cilët hidhnin mjete piroteknike në parket gjë që solli ndërprerjen e ndeshjes dhe largimin e të dy skuadrave nga parketi, por pas vlerësimit të situatës, gjyqtarët vendosën që ndeshja të rifillojë.

Paraqitja e Prishtinës ishte më e mirë, sidomos në fazën mbrojtëse dhe si rrjedhojë ata shkuan në pushimin 10-minutësh me epërsi prej 5 pikëve dhe rezultatin 28-23.

20 minutat e fundit premtojnë ndeshje edhe më të zjarrtë pasi të dy skuadrat e duan me çdo kusht këtë trofe kaq të rëndësishëm në basketbollin kosovar.

 

Exit mobile version