Në hyrje të objektit të Qeverisë së Kosovës, disa nga anëtarët e Partisë Socialdemokrate, janë përplasur me Policinë e Kosovës.
Protestuesit janë në hyrje të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku kanë tentuar të futen brenda.
Anëtari i PSD-së, Nol Nushi pak sekonda para se të fillonte konfrontimi me pjesëtarët e Policisë së Kosovës u ka kërkuar atyre tu lejonin të qëndronin në shkallët e ndërtesës së Qeverisë. /Telegrafi/