Telegrafi

Eskalon protesta, protestuesit janë tani para qeverisë (Foto/Video)

Qytetarët janë rrugëve pas vendimit të kryetarit Ivanov që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg, njofton Telegrafi Maqedoni.

Protestuesit insitistuan që t’i afrohen selisë së VMRO-DPMNE por një gjë e tillë nuk po mundet pasi ka forca të shtuara policore, gjithashtu po hedhet vezë në drejtim të policisë.

Tani, protestuesit janë para qeverisë së Maqedonisë ku mundohen të thyejnë kordonin policor.

Protestës i është bashkangjitur kryetari i LSDM-së Zoran Zaev i cili më herët tha ”Ose Gruevski ose Maqedonia”.

22:05 Protestuesit kanë marrë informacion se kryetari Ivanov ka ikur nga vila e tij presidenciale në Vodno. Jo zyrtarisht, atyre ju thuhet se Ivanov ka ikur jashtë shtetit.

22:28 Protestuesit janë duke e thyer kordonin e policisë speciale. Qindra protestues janë duke u përleshur me policinë për ”Shpërndarje të Shpejtë”. E gjithë kjo është duke ndodhur para syve të Zoran Zaev./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Zyra e Ivanov gjuhet me vezë dhe gjësende të forta (Video)

Gjithashtu lexo: Kryetari Ivanov hodhi ”bombën” e radhës, amnistoi pozitën dhe opozitën