Edona James, Blero dhe Gani Gërmia në spektaklin e fundit të Big Brother VIP Kosova 2 u shpallën të preferuarit e publikut.
Megjithatë, pas kësaj pati kundërshtime nga banorët e tjerë, për të cilët u ankuan se nuk kanë bërë edhe aq në shtëpi.
I revoltuar nga kjo ishte më së shumti gazetari Meti Alshiqi, i cili pas Prime-t pati një përplasje të madhe me Edonën.
I njëjti siç duket nuk e përballoi faktin që transgjinorja është e preferuara e publikut dhe filloi ta kërcënonte.
“Këto stile që i bën ti, kom me t’i largu prej qejfit. Mbaje në mend çfarë po të them. Unë vij ku të duash. Këta stile që t’u kanë shitur, harroje nuk të shiten më. Shko ku je mësuar, nuk ka sfilata këtu. Hajt se të tregoj”, i tha ai.
Ndërkaq, James ishte duke qeshur tërë kohën dhe përpara kamerës falënderoi publikun që e votoi.
Meti e theksoi sërish se nuk ka bërë asgjë këto ditë vetëm ka qëndruar në gjumë dhe ka pirë cigare. /Telegrafi/