Site icon Telegrafi

Eskalon Jozi, tenton ta puthë pa dëshirë Loredanën në buzë, gjatë sfidës së Vëllait të Madh

Një moment i tensionuar ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Gjatë një sfide të organizuar nga Vëllai i Madh, ku banorët ishin të detyruar të përqafoheshin dhe të jepnin puthje sa herë që kënga e artistit turk Tarkan “Kiss Kiss” luhej.
Gjatë këtij momenti, shumica e banorëve e respektonin rregullin, duke u përqafuar dhe puthur miqësisht në faqe.

Megjithatë, Jozi dukej se e shfrytëzoi mundësinë për të shkuar më tej, duke u përpjekur ta puthte Loredanën në buzë, një veprim që shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Loredana, e tmerruar nga situata, u përpoq ta largohej, ndërsa Jozi i kapi fytyrën dhe vazhdoi të tentonte puthjen.

Përfundimisht, Loredana e shtyu dhe e refuzoi, duke i thënë se nuk do të putheshin “në buzë”.


Ky moment ka shkaktuar një reagim të fortë nga publiku, i cili ka shpërthyer në komente të ashpra.

Shumë shikues e cilësuan Jozin si ngacmues dhe shprehën neveri për veprimin e tij, duke e konsideruar të papërshtatshëm dhe të padëshiruar në një ambient të tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version