Site icon Telegrafi

Eskalon G Bani në ofendime të rënda ndaj Vserlon, i afron edhe dorën te fytyra

Mbrëmë, pas përfundimit të spektaklit të Big Brother VIP Albania, një përplasje e tensionuar ndodhi mes G Banit dhe Vserlos në dhomën e gjumit, kur dritat ishin tashmë të fikura.

G Bani eskaloi në ofendime ndaj Vserlos, duke e quajtur “b*shter” dhe duke e përsëritur disa herë këtë fyerje.

Ai gjithashtu e quajti “legen mashkull” dhe kritikoi fjalët që Vserlo kishte përdorur ndaj Valbonës: Të është tharë limoni.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një moment të tensionuar, G Bani iu afrua kërcënueshëm Vserlos dhe i afroi dorën te koka, duke u matur për ta goditur.

Vserlo e sfidoi ta përsëriste fyerjen dhe G Bani nuk ngurroi ta bënte.

Foto: Screenshot/Instagram

Mbetet për t’u parë nëse sjellja e tij do të sjellë ndonjë ndeshkim nga produksioni.

Spektakli i natës së kalur solli shumë emocione, por edhe përçarje mes banorëve. /Telegrafi/

Exit mobile version