Telegrafi

Eskaloi situata jashtë Camp Nout: Tifozët e Barcelonës sulmuan Koemanin, vjen reagimi i klubit

Tifozët e Barcelonës nuk e kanë pranuar edhe aq lehtë humbjen 2-1 nga Real Madridi në Camp Nou.

Los Blancos morën tre pikë në kuadër të javës së nëntë në La Liga, duke thelluar edhe më tej krizën e katalunasve.

Lexo po ashtu Koeman mendon se Barcelona meritoi shumë më shumë se sa mori ndaj Real Madridit

Tifozët pas ndeshjes e sulmuan trajnerin Ronald Koeman, që ishte në makinë dhe së fundmi ka reaguar edhe Barcelona.

Klubi përmes një komunikate bëri të ditur se do marrin masa siguri që kjo gjë të mos përsëritet asnjëherë.

Lexo po ashtu Ancelotti: Vuajtëm, por nuk e humbëm kontrollin

“FC Barcelona dënon publikisht veprimet e dhunshme dhe përçmuese që trajneri ynë ka përjetuar gjatë largimit nga Camp Nou. Klubi do të marrë masa sigurie dhe disiplinore që ngjarje të tilla fatkeqe të mos përsëriten”, thuhet në komunikatë.

Pas humbjes, Barcelona zë pozitën e tetë në tabelë me 15 pikë, pesë prapa Realit që është lider në La Liga. /Telegrafi/