Gani Gërmia ka folur në spektakël për veprimet e tij që bëri rreth dy ditë më parë, ku në një moment goditi edhe tavolinën.
Kjo nisi pas një debati të ashpër që pati me Lumbardhin, të cilin e akuzoi për gjërat që po i sjell nga jashtë.
I pyetur në Prime se si e ka parë gjithë këtë, gazetari e humoristi tha se ndihet keq për gjestet dhe se nuk krenohet me veten.
“A duhet me u krenu Ganiu me këtë gjest, nuk duhet me u krenu. A duhet me më ardh keq, sigurisht. Jemi në një reality shou ku dramatika po ndërron çdo minutë, çdo ditë. Sido që të jetë, gjesti im nuk ka qenë i mirë”, tha ai.
Gërmia vazhdoi: “Lumbardhi më provokoi deri në një pikë, ka qenë njëri nga personat që e kam dashur fort”.
I njëjti mes tjerash shtoi: “Gjesti im nuk ka qenë i mirë Ndihem keq për veprimin. Nuk krenohem. Është i papranueshëm, ka ndodhur në afekt, i ndodh secilit”.
Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë dhe se si do të ecë loja e Ganiut në BBVK. /Telegrafi/