Telegrafi

Është zyrtare – largimi i kancelares Angela Merkel

Angela Merkelit i ka përfunduar zyrtarisht mandati si kancelare e Gjermanisë.

Presidenti i Republikës së Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier e ka falënderuar për punën kancelaren gjermane, e cila ishte në këtë postë prej vitit 2005.

“Kjo kancelari ishte një nga më të rëndësishmet në historinë e republikës”, tha Steinmeier në Bundestag, duke i dorëzuar asaj një dokument për përfundimin e kompetencave të saj.

Sot është mbajtur seanca e parë organizative e parlamentit të ri gjerman, të cilin do ta drejton Barbel Bas, raporton washingtonpost.

Merkel dhe anëtarë të tjerë të qeverisë gjermane do të punojnë tani si ministra në detyrë, derisa Gjermania të marrë një qeveri të re, të cilës pritet t’i prin Olaf Scholz. /Telegrafi/