Kostumi serioz është rikthyer në gardërobat e modeleve, këngëtarëve e influencueseve të modës. Kësaj here, me një ndryshim. Atlete!
Është konsideruar një shkelje e rregullave të industrisë e nuk shihej si një veshje estetikisht e kënaqshme.
Por, rregullat janë bërë për t’u thyer dhe pikërisht këtë bënë Zendaya dhe Kendall Jenner.
Komoditeti duket se është vërtetë qendra e vëmendjes këtë vit.
Zendaya zgjodhi një version me vija të kostumit klasik. Pantallona tipike shoqëruar me bluzë të thjeshtë të bardhë dhe motive lulesh 3D në xhaketë.
Atletet e bardha e kompletonin veshjen dhe i jepnin një sens freskie dhe origjinaliteti.
Kendall-i preferoi një veshje më mashkullore. Kostumi i saj (gjithashtu me vija) në ngjyrë ndryshku i dha tjetër kuptim frymëzimit nga bota e djemve.
Detajet ishin të pakta dhe veshja dukej e pastër, e pakomplikuar. Çanta ‘fanny pack’ e kompletonte gjithë pamjen.