Site icon Telegrafi

“Është zhgënjyese, nuk mund të jetë hapi i fundit në karrierë Real Sociedadi” – Carragher i habitur me refuzimin që Zubimendi i bëri Liverpoolit 

Ylli i  Real Sociedad , Martin Zubimendi  është kritikuar nga ish- mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher për refuzimin e një transferimi në “Anfield Road”. 

Klubi bask arriti ta mbajë lojtarin e tyre në mesfushë edhe pse gjigantët e Ligës Premier e donin në skuadër. 

Zubimendi përflitej se po konsideronte një largim nga klubi bask për herë të parë në karrierën e tij, pasi kishte një oferte joshëse nga Liverpooli. 

Megjithatë, pavarësisht gatishmërisë së Liverpoolit për të paguar klauzolën e tij të lirimit prej 60 milionë euro, Zubimendi vendosi të qëndrojë. 

Carragher u shpreh për zhgënjimin e tij për situatën si pjesë e podcast “The Overlap” të Sky Sports, ku ai pyeti pse Zubimendi refuzoi të largohej nga Real Sociedad.  

Lexo po ashtu Zbulohet se çfarë fshihet brenda vendimit të Zubimendit për ta refuzuar Liverpoolin

“Të jem i sinqertë, ai është 25 vjeç, sapo fitoi Kampionatin Evropian dhe luan për Real Sociedad, e di që është klubi i qytetit të tij, por mendoj se është koha për të kaluar në Ligën Premier”. 

“Është zhgënjyese, ai nuk do të vijë në Ligën Premier , liga më e mirë në botë, dhe të luajë në Ligën e Kampionëve me një klub historik. Real Sociedad nuk mund të jetë hapi juaj i fundit”, deklaroi anglezi. 

 

Komentet e Carragher nuk u pritën mirë nga tifozët e La Real, të cilët kanë përshëndetur besnikërinë e Zubimendit ndaj klubit të tij të fëmijërisë./Telegrafi/  

Exit mobile version