Nga Portugalia erdhi një lajm që tronditi botën e futbollit dhe ka të bëjë me futbollistin më të talentuar të atij vendi, 15-vjeçarin Cardos Varela.
Pikërisht, Varela është zhdukur pas finales së Kampionatit Evropian të Kadetëve ndërmjet Italisë dhe Portugalisë (3:0).
Pas finales, Varelës, përndryshe futbollist i Portos i humbasin çdo gjurmë dhe drejtuesit e klubit të famshëm portugez prej ditësh po tentojnë më kot të kontaktojnë me të.
Siç raporton A Bola, nuk dyshohet për ndonjë tragjedi apo diçka të ngjashme, por me shumë gjasa bëhet fjalë për një konflikt mes menaxherit të Varelës dhe Portos.
Dyshohet se menaxheri i tij ka kërkuar 3 milionë euro që Varela të vazhdojë të luajë për Porton, por klubi nuk ka dashur të pranojë këtë dhe epilogu i gjithçkaje është “zhdukja” e Varelës.
Dyshohet se menaxheri i Varelës tashmë ka gjetur një klub të ri në Gjermani që dyshohet se është njëra mes Bayernit dhe Dortmundit, por duke qenë se Varela nuk i ka mbushur ende 16 vjeç, ai nuk ka mundur të nënshkruajë kontratë.
Por ky nuk është fundi i historisë së çuditshme për Varelën. Në të gjithë rrëfimin ka hyrë edhe skuadra e ligës së ulët kroate Dinamo nga Odranski Obrez.
Mercado FC Porto: queixa FIFA por alegado «rapto» de Cardoso Varela
Leia aqui: https://t.co/wHMlb7wQ39#futebol #nacional #fcporto
— A BOLA (@abolapt) July 5, 2024
Sipas A Bola, Varela ka pranuar të bashkëpunojë me Dinamon deri më 29 tetor. Më pas Varela do të mbushë 16 vjeç dhe më pas do të shkojë në Gjermani.
Porto e ka raportuar të gjithë rastin në FIFA, Federatën e Futbollit Portugez dhe atë të Kroacisë, si dhe tek autoritetet kompetente dhe do të shohim se si do të zhvillohet e gjithë situata. /Telegrafi/