Kur është fjala për orgazmën femërore vlen ajo thënia e vjetër: “Ngutu ngadalë”
Një hulumtim i ri edhe njëherë ka konstatuar që femra më shumë kënaqet në seks, nëse mashkulli e përjeton seksin si maratonë, jo si sprint, transmeton Telegrafi.
Rezultatet e studimit të publikuar në revistën Journal of Sexual Medicine kanë zbuluar sa mesatarisht i nevojitet një femre heteroseksuale të përjetojë orgazmën.
Fjala është për 13 minuta e 41 sekonda.
Në hulumtim kanë marrë pjesë 645 femra heteroseksuale, të moshës 30-vjeçare, të gjitha në lidhje monogamie nga 20 vende të botës, kryesisht nga Britania e Madhe, Holanda, India dhe SHBA.
Të gjitha ato janë lutur që për nevoja të studimit të aktivizojnë kronometrin kur bëhen seksualisht të eksituara dhe ta shkyçin kur arrijnë orgazmën.
Hulumtimi ka zgjatur tetë javë, ndërsa rezultatet kanë treguar që koha në të cilën femrat kanë përjetuar orgazmën ka lëvizur nga 12,76 minuta deri në 14.06 minuta.
Vetëm 31.4% e grave që përjetuan orgazma ishte për shkak të depërtimit. Format e stimulimit oral dhe të tjerë janë shumë më të rëndësishme kur bëhet fjalë për zbutjen.
Arritja e orgazmës kërkon pak punë dhe durim, nuk duhet të presësh që kjo të ndodhë menjëherë.
Merrni kohën tuaj, mos u nxitoni dhe relaksohuni, shijoni udhëtimin, jo vetëm destinacionin. /Telegrafi/