Site icon Telegrafi

Është vetëm çështje orësh, Edy Reja pritet të emërohet trajner i Kombëtares së Shqipërisë

Edoardo Reja. (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Kombëtarja e Shqipërisë ka rreth një muaj që ka mbetur pa trajner.

Italiani Christian Panucci u shkarkua për arsyeje të rezultateve të dobëta.

Pasuesi i Panuccit te Shqipëria pritet të jetë sërish një italian, por tani me përvojë shumë fish më të madhe se ish-anëtari i Romës.

Fjala është për Edoardo Reja që pritet ta marrë drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë.

Mediat shqiptare kanë raportuar se FSHF gjatë ditës së sotme pritet ta zyrtarizojë Rejan si trajner të ri të Shqipërisë.

Edoardo Reja. (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

73-vjeçari ka një përvojë të gjatë në trajnim, pasi ka drejtuar ekipe të mëdha italiane si Torino, Genoa, Napoli, Lazio, Atalanta, Cagliari dhe të tjera.

Reja nuk është duke drejtuar një ekip që nga stinorin 2015/16 kur së fundmi ishte pjesë e Atalantës.

Trajneri italian pritet që të vijë te Shqipëria me staf të vetin. /Telegrafi/

Exit mobile version