Site icon Telegrafi

A është vërtet Tesla më i mirë se Porsche?

Interesim të madh tërhoqi testi i fundit i një prej veturave më të shpejta të ditës së sotme, “Tesla Model S Plaid”.

Pa dyshim, është një limuzinë super sportive magjepsëse me përshpejtim të jashtëzakonshëm, por edhe “dinamikë drejtimi” të shkëlqyer.

Këtë e vërtetojnë edhe testet e drejtimit të sllallomit, ku Tesla arriti një nga kohët më të mira, por gjithsesi jo më të mirë se Porsche, transmeton Telegrafi.

Tesla ishte edhe më bindës në provën e shmangies së ‘moose’, të cilën e kaloi me një rezultat të jashtëzakonshëm.

U regjistrua një shpejtësi hyrëse deri në 82 km/h, një kalim në mes 70 km/h dhe një shpejtësi daljeje prej 46 km/h.

Në përgjithësi, është një rezultat më i mirë se modeli “Porsche Taycan GTS”, i cili për nga dinamika e drejtimit mund të krahasohet me modelin e variantit “Turbo S”, e kështu edhe me Tesla në variantin “Plaid”.

Fakti që Tesla kishte frenim rigjenerues, pra një ngadalësim më agresiv ndodhi gjatë manovrës, hedh një hije të vogël mbi rezultatin në krahasim me “Porsche”.

Vetëm pas regjistrimit u vu re se frenimi rigjenerues mund të fiket kur automjeti është në modalitetin “Track”.

Kjo është arsyeja pse “Porsche” në dalje nga manovra, pavarësisht shpejtësisë më të ulët të hyrjes, mbajti një shpejtësi më të lartë prej 51 km/h krahasuar me 46 km/h të Teslës.

Gjithashtu, në testin e kryer nga portali spanjoll dedikuar automobilizmit, “km77”, Tesla gjatë provës kishte gomat “Pilot Sport 4S” të Michelin, ndërsa “Taycan GTS” gomat “Pirelli P Zero”.

Në përgjithësi, Tesla Model S u tregua një nga veturat më të mira të testuara nga ai portal spanjoll në këtë test. /Telegrafi/

Exit mobile version