Telegrafi

A është vërtet i interesuar Liverpooli për Kalvin Phillips?

Liverpool ka mesfushorin e Manchester Cityt, Kalvin Phillips në listën e ngushtë të transferimeve për në mesfushë, raporton Fabrizio Romano.

Ata janë të vetëdijshëm për kushtet e një marrëveshjeje të mundshme për nënshkrimin e tij nëse realisht ecin përpara me interesimin e tyre.

Phillips, megjithatë, nuk është i prirur të largohet nga skuadra e Pep Guardiolës tani dhe është i etur të luftojë për vendin e tij në klub.

Lexo po ashtu Ditët e fundit të afatit kalimtar veror 2023

Reds nuk kanë bërë asnjë ofertë zyrtare për nënshkrimin e tij deri më tani dhe janë duke menduar vetëm për një lëvizje të mundshme.

Mesfushori anglez nuk është aktualisht zgjedhja e parë e trajnerit spanjoll, që kur iu bashkua Cityt nga Leeds United verën e kaluar.

Liverpooli është i hapur për nënshkrimin e një mesfushori tjetër këtë verë, edhe pasi e trasnferuan Wataru Endo së fundmi. /Telegrafi/