Site icon Telegrafi

MOST: Është vërejtur votim familjar në Gostivar

Përfaqësuesit e Asociacionit qeveritar MOST gjatë periudhës nga ora 17:00 deri më orën 19:00 ka vërejtur disa parregullsi në dy vendvotime.

Në vendvotimin 2659 në komunën e Kisela Vodës një votues ka fotografuar fletën e votimit, me çka ka reaguar komisioni dhe i njëjti është thirrur në polici. Fleta e votimit është shkatërruar, ndërsa votimi ka qenë i ndërprerë për 15 minuta.

Në vendvotimin 0506/1 në fshatin Çegran të Gostivarit, 13 votues nuk kanë qenë të kontrolluar, tetë votues nuk kanë pranuar sprejin, dhe janë vërejtur edhe katër raste të votimit familjar./Telegrafi/

Exit mobile version