“Është vajzë” – Diellza Kolgeci dhe Fisnik Rugova emocionohen teksa mësojnë gjininë e foshnjës gjatë festës surprizë
Butrint Avdyli
Bukuroshja kosovare, Diellza Kolgeci, është duke shijuar pritjen e ëmbël, teksa mezi pret që të marrë titullin nënë për herë të parë.
Ajo dhe basketbollisti Fisnik Rugova, do të bëhen prindër për herë të parë, teksa pak muaj para se të ndodhë kjo gjë, ata kanë organizuar një festë të veçantë, për të zbuluar gjininë e foshnjës.
“Baby Gender Party ” është festa e organizuar, nga e cila u zbuluar edhe që çifti në fjalë po presin vajzë.
E veçanta e festës qëndron në faktin se gjininë e foshnjës e kanë ditur vetëm Fisniku dhe shoqja më e ngushtë e Diellzës, stilistja Afërdita Paqarada.
“Djalë apo vajzë?” – ishin pikëpyetjet gjithandej nëpër tullumbace dhe mure, duke e mbajtur befasi kështu deri në orët e vona gjininë.
Fisniku kishte menduar një formë kreative për zbulimin e befasisë. Ai shihej duke i vendosur një kukulle pelenën, teksa në çast balona shpërtheu duke shfaqur shiritin me ngjyrë rozë, që tregonte se Diellza është në pritje të një vajze.
“Ishte një moment shumë i veçantë, u gëzova shumë kur pash ngjyrën rozë”, ka thënë Diellza për Telegrafin.
Të pranishëm në mbrëmje kanë qenë familjarët dhe miqtë më të ngushtë të çiftit, teksa të gjithë me kureshtje pritën befasinë.
Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive nga mbrëmja, ndërsa ju sjellim në vazhdim disa imazhe nga festa e veçantë, me plot befasi për çiftin e ri. /Telegrafi/