Site icon Telegrafi

“Është turp”, legjenda e Real Madridit pretendon se ka gjetur teorinë që bëri Vinicius Jr të mos e fitojë Topin e Artë

Ish-ylli i Real Madridit, Clarence Seedorf shtoi zërat që kritikonin vendimin për të mos i dhënë Vinicius Junorit çmimin Topi i Artë 2024, pasi ai vuri në dukje ‘problemet’ midis UEFA-s dhe gjigantëve spanjollë si një faktor vendimtar për rezultatin.

Ylli brazilian, i cili shënoi në finale kundër Borussia Dortmundit për të ndihmuar skuadrën e tij të fitonte titullin e 15-të të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, u konsiderua gjerësisht si favorit për çmimin, të paktën derisa raportet të hënën pasdite sugjeruan se Rodri i Manchester City ishte menduar të fitonte.

Në vend të kësaj, drejtuesit dhe lojtarët e Real Madridit morën vendim që i gjithë delegacioni i klubit të bojkotoj ceremoninë e mbajtur në Paris.

Shumë lojtarë dhe personalitete të futbollit dërguan mesazhe në mbështetje të Vinicius Jr, dhe Seedorf gjithashtu e përkufizoi vendimin përfundimtar si një ‘turp’.

“Unë mendoj se ka probleme mes Real Madridit dhe UEFA-s, të cilat ndikuan në disa gjëra në rezultate”, ka thënë fillimisht Seedorf për TNT Sports.

“Vinicius Junior është ai që definitivisht e meritonte çmimin. Është turp”, përfundoi ish-ylli holandez.

Ndryshe, Seedorf luajti tre sezone e gjysmë me Real Madridin, duke fituar La Ligën dhe një trofe të Ligës së Kampionëve me Los Blancos përpara se të transferohej në Serie A, pasi nënshkroi për Interin në vitin 2000. /Telegrafi/

Exit mobile version