Hansi Flick nuk ka mundur që ta paramendojë një fillim më të mirë të jetës së tij tek Barcelona dhe në mesin e shumë lëvdatave që ka marrë ka qenë edhe ajo e Lionel Messit.
Ish-legjenda e Barcelonës ka shprehur kënaqësinë që ka ai kur shikon Barcelonën duke luajtur nën urdhrat e teknikut gjerman.
Ylli i Inter Miamit pritet që të udhëtojë për në kryeqytetin katalanas javën e ardhshme për të marr pjesë në përvjetorin e 125-të të klubit.
“Fëmijët e mi janë katalanas, unë kalova tërë jetën time atje, e vërteta është se ndihem sikur jam nga Barcelona dhe mund të shkojë atje të jetojë”.
“Sepse fëmijët e mi, gruaja ime dhe unë na mungon jeta në Barcelonë shumë, pasi kemi miq atje dhe kemi lënë shumë mbrapa”.
“Jo em sento de Barcelona. A la nostra ment sempre hi ha poder tornar a Barcelona el dia de demà.” Leo Messi confessa que tant ell com la seva família troben a faltar la ciutat, en una entrevista a “El nou clam”.
La conversa sencera, a l’últim capítol de #NouClam3Cat, dijous 28… pic.twitter.com/HBC39wMJGe
— 3Cat (@som3cat) November 22, 2024
Për më shumë, ai pati lëvdata për formën që po tregon Barça deri më tani këtë sezon po ashtu edhe për rritjen e lojtarëve të rinj që kanë hyrë në ekipin e parë nga ‘La Masia’.
“Ata duken spektakolarë dhe nuk më befason mua aspak sepse nuk është diçka e re, ka ndodhur gjatë tërë jetës sime, ose të paktën, që prej se arrita në Barcelonë kur isha 13-vjeçar”, ka thënë Messi për TV3.
“Për mua është spektakolare që djemtë kanë pasur mundësinë që unë kisha për disa vite”.
“Kur atyre iu jepet një mundësi dhe besimi me të cilin përgjigjen në këtë mënyrë është sepse ata e njohin klubin më mirë se çdokush tjetër sepse janë mësuar të luajnë në këtë mënyrë që prej se ishin të vegjël”, përfundoi ai./Telegrafi/