Site icon Telegrafi

“Është shumë i vjetër dhe shumë i shtrenjtë”, Matthaus paralajmëron Bayernin për Kane – tregon emrat që mund t’i blejnë

Legjenda e Bayern Munichut, Lothar Matthaus, i ka bërë thirrje gjigantëve gjermanë që të injorojnë sulmuesin e Tottenham Hotspur, Harry Kane.

Kane po lidhet me një transferim te Bayerni gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, legjenda e klubit, Matthaus i ka këshilluar ata kundër blerjen së kapitenit të Spurs dhe Anglisë.

Lexo po ashtu Bayern Munichu mendon seriozisht transferimin e Harry Kane

“Jam i emocionuar të shoh nëse do të vijë një sulmues i ri”, ka thënë fillimisht Mathaus për Sky Deutschland.

“Të gjithë po flasin për Victor Osimhen për paraqitjen e tij të bujshme në Napoli. Asnjëherë nuk e dini nëse ai mund ta bëjë këtë në Mynih, por unë mendoj se ai do të ishte i përshtatshëm”.

Lexo po ashtu Bayern Munichu ndanë 100 milionë euro për yllin e Serie A

“Randal Kolo Muani mund të ketë nevojë për pak më shumë hapësirë ​​​sesa zakonisht një sulmues i Bayernit, por ai është gjithashtu i mirë në zonë dhe mund të punojë në Mynih”.

“Harry Kane do të ishte shumë i vjetër dhe shumë i shtrenjtë për mua”.

“Raporti çmim-performancë mund të flasë për Niclas Fullkrug. Ai ndoshta do të jetë i disponueshëm për 20-25 milionë euro dhe do të shënojë 25 gola në Mynih. Ai tashmë ka shënuar 20 herë në Werder”, përfundoi legjenda gjermane. /Telegrafi/

Exit mobile version