Telegrafi

“Është shumë e famshme”, Prada largon nga puna të dashurën e Ronaldos

E dashura e re e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ka humbur punën javën e fundit.

Bukuroshja iu bashkua Pradas, vetëm pak muaj më parë, por tashmë është detyruar që ta lërë pasi kjo kompani nuk i ka rinovuar kontratën.

Sipas “El Mundo”, e dashura e yllit portugez është shkarkuar nga puna, teksa merrte 1200 euro në muaj, plus komisionet për çdo shitje që bënte.

Mendohet se arsyeja që kompania ka zgjedhur për të mos vazhduar kontratën me të ka qenë fakti që ajo është shumë e famshme, dhe një pjesë e madhe e klientëve e kishin mendjen te ajo dhe jo te produktet e “Pradas”.

Kjo është hera e dytë që ajo humbet punën për të njëjtën arsye, pasi një gjë e tillë ndodhi më parë dhe te “Gucci”, por gjithsesi Ronaldo mund t’ia sigurojë ato para dhe nuk e ka problem aspak këtë aspekt.

Ronaldo prej kohësh ka një romancë me Georginan të cilën edhe e ka bërë publike. /Telegrafi/