Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka qenë në qendër të vëmendjes për veshjen e tij në një takim zyrtar.
Ai kishte veshur kostum dhe atlete, gjë e cila u komentua për mirë por edhe për keq në rrjetet sociale.
Por nga atletet e tij duket se është frymëzuar edhe reperi i njohur Stresi.
“]
Ai ka mbështetur gjithmonë të djathtët dhe madje e ka deklaruar partinë që voton, por duket se frymëzimin për stilin e veshjes e merr nga të majtët, kryesisht nga kryeministri.
Reperi ka publikuar pak më parë në Instagram, një foto ku shihet se ka veshur të njëjtin model atletesh me kryeministrin, por ndryshe nga ai Stresinjo i ka kombinuar ato me një veshje sportive. /Blitz.al/