Për pesë për qind është rritur prodhimi i duhanit, për 4,3 për qind i patateve, ndërsa i misrit foragjere për 61,4 për qind në vitin e kaluar krahasuar me vitin 2015, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zvogëlim më të madh në prodhim, statistika evidenton tek orizi, luledielli dhe trangujt.
Në vitin 2016 krahasuar me vitin 2015 ka zvogëlim në prodhimtarinë tek të gjitha llojet e frutave, përveç tek pjeshkat, njofton AIM.
Të dhënat statistikore tregojnë se vitin e kaluar në krahasim me vitin 2016 sipërfaqet bujqësore janë rritur për 0,2 për qind. Tek sipërfaqja e punuar ka rritje për 0,6 për qind, tek tokat e lërueshme dhe kopshtet, tek pemishtet për 1,8 për qind, ndërsa tek vreshtat për 1,6 për qind. Zvogëlim për 0,1 për qind ka tek kullosat. /Telegrafi/