Telegrafi

Është radha e Bella Hadid për xhirimin provokues të revistës Love (Foto/Video)

Bella Hadid është e njohur për fizikun e saj mbresëlënës, të cilin e vë në pah sa herë që i jepet mundësia dhe atëherë kur ia kërkon puna si modele.

Bukuroshja e famshme i kishte treguar format e saja trupore në sfilatën e fundit të Victoria’s Secret.

Ndërkaq, gjatë të hënës, 21-vjeçarja edhe një herë i ka mahnitur fansat e saj në xhirimet për kalendarin e ardhshëm të revistës Love.

Lexo po ashtu Milionat që fitojnë modelet më të paguara gjatë vitit 2017 (Foto)

Ajo paraqitet e veshur me të brendshme të kuqe dhe shumë provokuese.

Në dorë mban një çekan, ndërsa lëvizjet e Bellas nuk e lënë askënd indiferent.

Lexo po ashtu Xhirimi provokues i modeles Alexis Ren (Foto/Video)

“Përshëndetje, unë jam Bella dhe kjo është dita e çekanit”, janë fjalët që i thotë modelja para se të nisë provokimin e saj.

Derisa bën lëvizje pranë një gome të madhe, fokusi i kamerës është te të pasmet e bukuroshes. /Telegrafi/