Bella Hadid është e njohur për fizikun e saj mbresëlënës, të cilin e vë në pah sa herë që i jepet mundësia dhe atëherë kur ia kërkon puna si modele.
Bukuroshja e famshme i kishte treguar format e saja trupore në sfilatën e fundit të Victoria’s Secret.
Ndërkaq, gjatë të hënës, 21-vjeçarja edhe një herë i ka mahnitur fansat e saj në xhirimet për kalendarin e ardhshëm të revistës Love.
Ajo paraqitet e veshur me të brendshme të kuqe dhe shumë provokuese.
Në dorë mban një çekan, ndërsa lëvizjet e Bellas nuk e lënë askënd indiferent.
“Përshëndetje, unë jam Bella dhe kjo është dita e çekanit”, janë fjalët që i thotë modelja para se të nisë provokimin e saj.
Derisa bën lëvizje pranë një gome të madhe, fokusi i kamerës është te të pasmet e bukuroshes. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=W_enAMNH0dQ