Ai mund të ketë fituar pesë “Topa të Artë”, por në paraqitjen e tij të fundit ishte larg nga forma më e mirë.
Barcelona u mposht 2:1 në ndeshjen e fundjavës në kuadër të La Ligas duke bërë një hap të madh prapa për titull, me Realin që ka dy pikë më shumë në vendin e parë, dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar, transmeton Sportali.net.
Edhe pse Messi, i cili ka shënuar 492 gola në 570 ndeshje, ka qenë shpëtimtari i Barcës disa herë gjatë karrierës së tij, paraqitja e tij e fundit ishte tejet anonime dhe në këtë rast, një televizion spanjoll ka përmbledhur në një video paraqitjen e tij.
Messi shihet duke u sillur rreth e rrotull pa intenzitetin e duhur, duke humbur topin kur e ka në pronësi – jo ai që bën diferencën në fushë siç jemi mësuar t’a shohim.