Site icon Telegrafi

Është publikuar tenderi për fazën e tretë të hekurudhës Maqedoni-Bullgari

Është publikuar tenderi për përzgjedhjen e kontraktorit për seksionin e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë, nga Kriva Pallanka deri në kufirin bullgar. Në të njëjtën kohë, është duke u zhvilluar procesi për përzgjedhjen e inxhinierit mbikëqyrës dhe konsulentit për asistencë teknike investitorit.

Pritet që në tremujorin e parë të vitit 2024 të zgjidhet një konsulent për asistencë teknike, në tremujorin e dytë inxhinieri mbikëqyrës, ndërsa procedura e tenderit për përzgjedhjen e kontraktorit do të përfundojë në tremujorin e tretë të vitit 2024. Sipas kësaj dinamike, aktivitetet në terren do të fillonin në vitin 2025, pasi më shumë detaje do të jenë në dispozicion pas miratimit të planit dinamik të kontraktorit, kanë thënë nga NP “HRMV Infrastruktura”.

Procedura e shpronësimit për këtë seksion është në vazhdim dhe deri më tani janë kryer 60 për qind, kryesisht në zonat rurale.

Tashmë janë siguruar mjete në vlerë prej 560 milionë euro si vlerë e parashikuar për këtë seksion, me grant 61 milionë euro nga komponenti IPA, 149 milionë euro nga VBIF dhe dy kredi nga BERZH dhe BEI nga 175 milionë euro secila./Telegrafi/

Exit mobile version