Telegrafi

Është princ, por këmisha 13 euroshe e bënë të duket elegant! (Foto)

Për foshnjat mbretërore ishte koha që të udhëtojnë anembanë botës. George dhe Charlotte po shoqërojnë Princin William dhe nënën Kate në vizitat e tyre zyrtare në vende të huaja.

Pas zbritjes nga aeroplani në kryeqytetin polak të Varshavës, familja mbretërore eci mbi qilimin e kuq të veshur në mënyrë elegante.

Dukesha Middleton mbante dorën e djalit ndërsa disa detaje kanë zgjuar kureshtjen e medieve britanike.

Princi George kishte të veshur një këmishë me ngjyrë të kuqe dhe kaltër, e cila i takonte markës së njohur spanjolle Tizza.

Por, ajo që e bën të veçantë këtë këmishë të veshur prej trevjeçarit është çmimi shumë i lirë, i cili ka kushtuar 12.95 euro.

Raportohet se këtë zgjedhje ia ka sugjeruar dado e vogëlushëve Teresa Turrion Borrallo, e cila vjen nga Palencia e Spanjës.

Kujtojmë se kjo markë është e njohur për veshjet e stilit klasik, nga të cilat George “nuk heq dorë” as në rastet më informale.

Zgjedhja nuk ishte e rastësishme, por duhet se familja mbretërore britanike dëshiron të dërgoj mesazh se nuk luksi nuk të bën të dukesh bukur si në të kaluarën e anëtarëve të Buckingham Palace. /Telegrafi/