Site icon Telegrafi

A është normale dëshira për ta kafshuar foshnjën?

A ka ndodhur ndonjëherë që kur jeni të mbushur me gëzim apo lumturi, të keni një dëshirë të parezistueshme për ta kafshuar foshnjën e porsalindur?

Nuk është fjala për kafshim të fortë sa për ta lënduar atë, mirëpo një kafshim çfarëdo.  Apo, thjeshtë ta shtrydhni atë dhe ta puthni gjithandej?

Siç duket, nuk ka asgjë gabim me këtë ndjesi, transmeton Telegrafi.

Studime të fundit nga hulumtuesit e Universitetit Yale kanë treguar se ndjenja të tilla na ndihmojnë t’i kontrollojmë emocionet.

“Kjo ndodh kur njerëzit janë të mbushur me emocione të forta pozitive dhe njerëzit e bëjnë këtë për t’u shëruar nga emocionet e forta”, ka thënë Oriana Aragon, një nga shkencëtaret psikologjike dhe udhëheqëse e këtij studimi.

“Me këto vepra ne vetëm sa e rikthejmë ekuilibrin emocional”, ka shtuar ajo.

Veç kësaj, era magjike e fëmijës së porsalindur i aktivizon zonat e njëjta të kënaqësisë në tru, kënaqësi e njëjtë me atë që e ndjejmë kur në duar kemi ushqim të mirë.

Kjo e shpjegon ndjesinë kur dëshironi të kafshoni apo ‘shtrydhni’ një fëmijë të lezetshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version