Site icon Telegrafi

“Është një histori e trishtuar” – Agjenti tregon prapaskenat si Barcelona refuzoi të nënshkruante me Kylian Mbappen

Kylian Mbappe është lojtari më i ri i gjigantit spanjoll Real Madrid, pasi ai është bashkuar me madrilenët si futbollist i lirë.

Francezi përfundoi kontratën me PSG-në dhe është bashkuar me Los Blancos duke nënshkruar një marrëveshje pesë vjeçare me mundësi vazhdimi edhe një tjetër.

Megjithatë Mbappe ka mundur të përfundojë te Barcelona shtatë vite më parë, por katalunasit vendosën të nënshkruanin me bashkëkombësin e tij Ousmane Dembele.

Lexo po ashtu “Lamine Yamal është më i mirë se Mbappe”, ish-trajneri shpjegon arsyen pse

Ka qenë ish-agjenti i FIFA-s, Josep Maria Minguella që ka thënë për Diario Sport se ai kishte folur me prindërit e Mbappes për ta transferuar te Barcelona.

Megjithatë katalunasit vendosën që të nënshkruanin me Dembelen derisa Minguella ka thënë se është një histori e trishtuar.

Lexo po ashtu Zyrtare: Kylian Mbappe bëhet futbollisti më i ri i Real Madridit

“Kam folur personalisht me prindërit e Mbappes, ai ishte 18 vjeç dhe me largimin e Neymar më thanë se do të ishte kënaqësi të shkoja te Barcelona”.

“I thashë Barçës dhe ata u përgjigjën se Dembélé po shkonte më mirë. Është një histori e trishtuar”, ka thënë Minguella. /Telegrafi/ 

Exit mobile version