Telegrafi

‘A është Neymar pjesë e projektit të ri’ – Al Khelaifi nuk jep siguri për qëndrimin e brazilianit te PSG

(Foto: Eurosport)

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al Khelaifi, ka dhënë një intervistë të gjatë për Marca duke diskutuar për disa tema që e janë duke u përfolur rreth klubit të tij.

Padyshim që një prej çështjeve kryesore që lidhen me klubin francez është e ardhmja e sulmuesit brazilian, Neymar.

Derisa PSG ‘blindoi’ Kylian Mbappen me kontratën e re, ekzistojnë paqartësi lidhur me 30-vjeçarin, i cili lidhet me klube të ndryshme, së fundmi me Juventusin.

(Foto: Instagram/neymarjr)

A është Neymari pjesë e projektit të ri? – ishte pyetja e Marca drejtuar presidnetit të kampionit të Ligue 1.

Lexo po ashtu Ndoshta lëvizja më e madhe e kësaj vere: Drejtori i PSG-së ia ofron Juventusit shërbimet e Neymarit

“Nuk mund të flasim për këto çështje në media, disa do të vijnë dhe disa do të largohen, mirëpo këto janë biseda private”, është përgjigjur Al Khelaifi.

Deklarata e tij pritet t’i nxitë akoma më shumë spekulimet në lidhje me largimin eventual të brazilianit nga Parc des Princes. /Telegrafi/