Site icon Telegrafi

A është në rregull për shëndetin e bebes të zgjoheni e sëmurë gjatë shtatzënisë?

Të zgjohesh e sëmurë në mëngjes – e veçanërisht gjatë shtatzënisë – është ndër gjërat më të këqija që i përjetojnë nënat. Përse biologjia nuk mund t’ju lejojë të ndjeheni e emocionuar rreth shtatzënisë, në vend se t’ju bëjë të ndjeheni tmerrshëm?

Veç kësaj, termi se “zgjoheni e sëmurë” është i rrejshëm për shkak se ndjeheni e sëmurë tërë ditën, transmeton Telegrafi.

Fatmirësisht për gratë shtatzëna kudo që janë, studimi i ri tregon se kjo është shenjë pozitive për shëndetin tuaj dhe të bebes.

Hulumtuesit e National Institute of Child Health and Human Development kanë monitoruar një grup grash të përfshira në studime të ndara të cilat kanë përfshirë aspirinë dhe aborte.

Ata i kishin vëzhguar gratë të cilat më herët kishin pasur një apo dy shtatzëni të dështuara, por që pastaj kanë dalë pozitive në test të shtatzënisë.

Pjesëmarrëset i kanë incizuar simptomat e tyre çdo ditë për tetë javë gjatë shtatzënisë, pastaj një herë në muaj deri në fundin e tremestrit të parë.

Nga 797 gra me teste pozitive të shtatzënisë, 188 nga ato shtatzëni kishin përfunduar me abort.

Pas tetë jave të shtatzënisë, 57.3 për qind e grave kishin raportuar për marramendje, përderisa 26.6 për qind kanë raportuar marramendje dhe vjellje. Gratë e këtyre dy grupeve kishin qenë 50 deri në 75 për qind më pak të prira për të përfunduar me abort.

Studimi konsiderohet si një ndër më rigorozët të bërë në këtë temë, prandaj konsiderohet si i vlefshëm.

Por, përse ekziston kjo lidhje mes të qenit e sëmurë dhe rrezikut për abort? Kjo është ende e paqartë, mirëpo ka disa ide prapa studimit. Hulumtuesit thonë se të zgjuarit e sëmurë në mëngjes mund të jetë gjë e ndërlidhur me ndryshimet hormonale në trup të cilat mund të jenë të mira për embrionin. Plus, ata e kanë japë edhe idenë se të zgjuarit e sëmurë të bënë të hani ushqime të pasura me karbohidrate – të cilat kanë efekte pozitive në zhvillimin e fëmijës.

Por, ata thonë se nuk duhet të  brengoseni nëse nuk ndjeheni ‘tmerrshëm’ gjatë shtatzënisë. Çdo shtatzëni është e ndryshme dhe vetëm se gratë nuk i kanë të njëjtat simptoma, kjo nuk do të thotë se do të përfundojnë me abort. /Telegrafi/

Exit mobile version