Edhe pse paralajmëroi ‘planin B’ për miratimin e Ligjit për prokurorinë publike, kryeministri Zoran Zaev beson se do të arrihet konsensusi në Kuvend.
Sipas Zaev, kompromis për sigurimin e shumicës prej dy të tretave në Kuvend duhet të ketë por jo edhe me çdo kusht, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Unë shpresoj se askush nuk e bën këtë për ta mbrojtur krimin. Ne nuk do ta lejojmë në gjë të tillë, kompromis duhet të ketë, por jo edhe t’i kalojmë linjat e kuqe. PSP duhet të ketë të ardhme, lëndët e PSP-së dhe hetimet duhet të kenë të ardhme”, tha kryeministri Zaev.
Ndryshe, dje ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska tha se ka mundësi për vazhdim të proceduarave të PSP-së përmes ndryshimeve në ligj tjetër që miratohet me shumicë të thjeshtë ndërsa deputetët e opozitës këtë e karakterizuan si mos-sundim të së drejtës.
Edhe OBRM-PDUKM edhe Lëvizja Besa paralajmëruan amendamente për të cilat do të diskutojnë prej nesër në Komisionin për Çështje Evropiane./Telegrafi/