Site icon Telegrafi

“Është më i miri në botë”, Xavi përshëndet ndikimin e Guardiolës në karrierën e tij

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka theksuar ish-trajnerin Pep Guardiola si ndikimin kryesor në karrierën e tij si trajner.

Xavi u rikthye në Camp Nou në nëntor të vitit 2021, si pjesë e planit afatgjatë të klubit për të rikthyer në Kataluni filozofinë e ish-trajnerit Guardiola.

Pavarësisht një përfundimi zhgënjyes të sezonit të tij debutues në krye të Barcelonës, 43-vjeçari ka transformuar ekipin e tij këtë sezon.

Barcelona ka një epërsi prej 10 pikësh momentalisht ndaj rivalëve të Real Madrid, në krye të La Ligës dhe janë në prag të fitimit të titullit të parë të ligës që nga viti 2019.

Lexo po ashtu Xavi paralajmëron Barcelonën për titullin në La Liga

Megjithatë, pavarësisht se profili i tij vazhdon të rritet, Xavi nuk ka asnjë dyshim se kush është trajneri kryesor në botë.

“Për mua, Guardiola është më i miri në botë, ai është i shkëlqyer”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Nga fillimi. Ai është nr.1. Në stërvitje të magjeps, nuk dua të krahasohem, sapo kam filluar”.

“Shpresoj se mund të arrij nivelin e tij të suksesit, por jo për mua, për klubin”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Xavi dhe Guardiola fituan titullin e La Ligas në sezonin 1998/99 si shokë skuadre, pasi i pari hyri në ekipin e parë të Barcelonës.

Megjithatë, ata patën sukses të jashtëzakonshëm së bashku si trajner dhe lojtar, duke fituar tre tituj të La Ligës dhe dy Liga të Kampionëve, në një periudhë dominuese, nga 2008 deri në 2012. /Telegrafi/

Exit mobile version