Telegrafi

“A është McGregor apo Ramos?” – kapiteni i Real Madridit befason edhe irlandezin me imitimin që i bëri

Conor McGregor ka mbetur i impresionuar nga imitimi i Sergio Ramosit në stilin “Billi”, gjatë seancës stërvitore të Real Madridit.

Irlandezit i ka pëlqyer veprimi i mbrojtësit spanjoll, duke e shpërndarë atë në storien e tij në Intagram.

Derisa dyshja janë pjesë e sporteve të ndryshme, ata në pamje duken si të afërt dhe imitimi i spanjollit nuk befasoi vetëm McGregorin.

Ramos me këtë veprim befasoi edhe tifozët e Real Madridit por edhe ata të “Notoirus”.

Kujtojmë se McGregor është pensionuar tri herë brenda katër vitesh nga UFC, ndërsa vazhdon të jetë ylli më i paguar në histori të MMA-s. /Telegrafi/

Foto: Conor McGregor/Instastory

 

Foto: Conor McGregor/Instastory