Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian Christian Danielsson, ku diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bashkimit Evropian.
Sipas ministrit Hamza, Bashkimi Evropian është mbështetësi më i madh në Kosovë sa i përket ndihmës teknike dhe financiare.
Ministri Bedri Hamza e njoftoi Christian Danielsson për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e financave dhe të ekonomisë, ku Ministria e Financave do ta luaj rolin e vet në relacion me përmbushjen e këtyre objektivave të programit të Qeverisë. Sipas tij, “Stabiliteti Makrofiskal i vendit është top prioriteti ynë si Qeveri. Këtë e kemi diskutuar dhe vendosur që nga mbledhja e parë e Qeverisë”.
Në këtë takim gjithashtu u diskutua për projektet kapitale të rëndësishme të vendit, si dhe për Planin për Reforma në Ekonomi, ku u bë e ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për implementimin e Planit të saj.