Telegrafi

Është martuar Shpat Kasapi

(Foto: Instagram/shpatkasapi85)

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Shpat Kasapi ka bërë të ditur se e ka kurorëzuar lidhjen e tij me Selvije Jao.

Autori i shumë hiteve e ka shpërndarë një fotografi me tashmë bashkëshorten e tij, për të njoftuar lidhur me hapin e madh në jetën e tyre.

“Nga tani, Selvije Kasapi”, shkruan në përshkrim, në të cilin është bashkëngjitur edhe data e martesës.

Ndryshe, ditë më parë u përhapën spekulime se partnerja e këngëtarit ishte shtatzënë, gjë që u mohua nga ajo.

Lexo po ashtu Selvije Jao demanton lajmet rreth shtatzënisë: Patjetër që kur të jem do të ju njoftojmë bashkë me Shpatin

Selvija ishte fotografuar teksa kishte shkuar për një kontroll gjinekologjike dhe faqet rozë aluduan për shtatzëni. Porse, ajo theksoi se nuk është shtatzënë dhe se do t’i njoftonte të gjithë kur të ndodhë diçka e tillë. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/selvije.jao)