Është martuar reperja e njohur shqiptare, Arta Memedi.
Ajo ka kurorëzuar mbrëmë (e diel) dashurinë me martesë me partnerin e saj, Jonin, me të cilin ka një diferencë të madhe në moshë.
Bukuroshja nga Tetova ka shkëlqyer me dy fustane nusërie që ka ndërruar, duke marrë gjithë vëmendjen.
Dasma madhështore e tyre u mbajt në një nga sallat e njohura në Prishtinë.
Ajo më parë ka qenë një rivale e Taynës, pasi e akuzoi se i kishte bërë ‘diss’ në këngën e saj.
Ish-menaxheri i Taynës, më parë ka qenë edhe i Arta Memedit, e kjo ishte një nga arsyet e përplasjes së tyre virtuale.
Sidoqoftë, Arta viteve të fundit ka qenë më e tërhequr nga muzika e projektet e reja. /Telegrafi/