Site icon Telegrafi

A është ky trendi më i çuditshëm – influencerja “qëndis” veshët për t’u dukur si vathë, videoja merr 8.6 milionë shikime në TikTok

Influencerja e njohur në TikTok @viennaskye ka nisur një trend shumë të çuditshëm, megjithatë është mirëpritur nga përdoruesit në rrjetin social.

Në vend të vathëve që vendosim në vesh, influencerja ka “qëndisur” veshët që të duken një aksesor autentik dhe interesant, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ajo këtë e bëri në një mënyrë më të thjeshtë dhe jo siç mund të mendojnë të gjithë dhe të reagojnë me habi.

@viennaskyeWould you try this? ???♬ original sound – viennaskye

Ajo qëndisi veshët duke penetruar gjilpërën vetëm në zonat ku i kishte shpuar veshët më parë. Prandaj, kini kujdes!

Influencerja arriti që me penjtë e kuq të krijonte një aksesor tejet autentik në veshët e saj dhe videoja e saj në TikTok ka marrë 8.6 milionë shikime.

Por, ajo gjithashtu paralajmëroi përdoruesit se nëse do ta bëjnë një gjë të tillë të kenë kujdes e t’i mbajnë vetëm për disa orë. /Telegrafi/

Exit mobile version