Telegrafi

A është ky qeni më i gjatë në botë? (Foto/Video)

Në Penmaen të Walesit, jeton një qen gjigant, që së shpejti pritet të kurorëzohet si qeni më i gjatë në botë.

Kur ngrihet në këmbët e tij të pasme, Major ka lartësi 2.1 metra, ndërsa peshon 76 kilogramë. Pronarët e tij, Brian dhe Julie Williams, thonë se ai duket i frikshëm, por është aq i butë, sa nuk e lëndon as një mizë, transmeton Telegrafi.

Kafsha trevjeçare fle afro 22 orë në ditë në dyshek të madhësisë së njerëzve të rritur, ndërsa ka dietë speciale që përmban oriz dhe mish pule.

“Është qeni me zemrën më të madhe në botë. Pos që është i lartë, ai është edhe shumë i dashur dhe i dëgjueshëm”, ka thënë Brian. “Njerëzit tremben kur e shohin për herë të parë, por më pas mësohen me të, sepse është shumë i shoqërueshëm”!

Ky qen gjigant, që është më i lartë se një kalë poni, pritet të vizitohet nga zyrtarët e Guenisit, për t’i dhënë rekordin për gjatësi. /Telegrafi/