Në emisionin “Përballje” u diskutua për organizimin dhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen të dielën, më 11 qershor.
Si po shkon organizimi i zgjedhjeve? A është KQZ e gatshme për këto zgjedhje? A janë caktuar të gjitha hapat e paraparë sipas planit të KQZ-së?
Çfarë do të jetë roli i OSBE-së në këto zgjedhje në pjesën veriore të vendit?
Pse diaspora po ankohet në KQZ-në se i është bërë e padrejtë për të votuar në këto zgjedhje? Cilat janë ankesat kryesore të tyre?
Për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Betim Gjoshin, anëtar i KQZ-së
Mazllum Baraliun – ish-kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së
Valmir Ismailin – Organizata “Demokraci + ”
Liza Gashin – Organizata “GERMIN”
Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:20, kurse repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/